Wikipedia Weekend!

<b>Wikipedia Weekend!</b>

Ligjëruesit e parë të konfirmuar në Wikipedia Weekend janë si më poshtë!

Axhendën, adresën dhe detaje të tjera për aktivitetin i gjeni këtu: Wikipedia Weekend!

Ismet Azizi nga Kosova

1459253_10200745586712229_134781927_n

Një nga 5 administratoret e Wikipedias Shqiptare. Kontribues i rregull në mbi 19.000 artikuj të redaktuara në Wikipedian Shqiptare. Profesor Gjeografie në Shkollë “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Sanja Pavlović nga Serbia

1

Sanja Pavlovic është një Wikimediane nga Serbia. Duke qenë e angazhuar me çështjet e barazisë gjinore ajo ka filluar një projekt të quajtur FemWiki me synimin për të rritur numrin e grave redaktorëve në Wikipedia dhe gjithashtu cilësinë dhe sasinë e artikujve rreth grave në Wikipedia. Sanja është gjithashtu aktive në një hacker-space ​​në Beograd.

Thomas Levine nga SHBA

tram-thomas

I pëlqen të flejë. Ngjyra e tij e preferuar është rozë. ështe diplomuar në Ergonomisë. Ka bërë linja e montimi që në moshë të vogel. Ai i kushton shumë vëmendje mënyrës se si njerëzit i bëjnë gjëra dhe pse i bëjnë. Njerëzit e quajnë shkencëtar të dhënave. Tom ka njohuri shumë të mira rreth kompjutereve nqs doni të mësoni më shumë tani dini se ku mund ta gjeni.

Enkeleda Ibrahimi nga Shqipëria

2

E sapo diplomuar për Informatikë Ekonomike dhe e punësuar si IT Auditor në departamentin e Risk Assurance Services tek PwC. E apasionuar për të promovuar Sigurinë dhe Privatësinë në Ueb duke u angazhuar në punë kërkimore në fushën e Sigurisë së Informacionit & si vullnetare tek Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT). Përdoruese dhe mbështetëse e Open Source.

Besfort Guri nga Kosova

3

Besfort Guri është një FLOSS hacktivist , anëtar Free Libre Open Source Software Kosova dhe Humanitare i OpenStreetMap Team. Ai është gjithashtu Software Developer në Adaptivit, ka punuar si zhvilluesi i softuerit të Logjistikës Plus edhe si Geodatabase administrator në GIS D & A Center Kosovë. Ka master studimi për shkenca kompjuterike dhe inxhinieri në UBT.

Redon Skikuli nga Shqipëria

4

Hacktivist, promovues i dijes së hapur. Në vitin 2012 bashkëthemeloi Open Labs Albania, komunitetin e parë për promovimin e dijes së lirë dhe teknologjive me burim të hapur (open source) në Shqipëri, është pjesë e ekipit organizativ të OSCAL, e cila është konferenca e parë ndërkombëtare për teknologjitë me burim të hapur, e organizuar në Shqipëri. Në fillim të vitit 2013, u bë reprezantues i parë i Mozillas në Shqipëri. Që nga Janari i vitit 2014 punon si këshilltar i Ministrisë së Kulturës.

Arandjel Bojanovic nga Serbia

5

Arandjel është aktivist, kurator dhe anëtar i Hacklab në Beograd.

Elio Qoshi nga Shqipëria

Profile HD Small

Student i Multimedias në Universitetin e Arteve, anëtar bordi i Open Labs, themelues i “ura” si dhe përfaqësues i Mozilla në Shqipëri. Elio shkruan artikuj për Sitepoint.com si dhe Tutoriale për Learnable.com, ndërsa kur ka frymëzim, punon mbi ndonjë dizajn ose identitet vizual për një projekt të ri. Ai është një prej organizuesve të Startup Weekend, dhe entrepreneurshipi është hobi, si dhe profesion për të.

Aleksandër Koko nga Shqipëria

Aleksander Koko

Aleksandër është programues te cilit i pëlqen të luajë me të teknologjite e reja web. Në kohën e tij të lirë, ai lexon rreth PHP, Firefox OS ose eksperimenton me gjuhë të reja programimi. Aktualisht, interesat e tij kryesore janë modelet e projektimit PHP, laravel, dart dhe cloud.

Kristi Progri nga Shqipëria

Kristi Progri

Kristi është një nga kontribueset e para femra në Shqipëri për komunitetin e Mozilla dhe Open Labs. Ajo është një Firefox Student Ambasador dhe aktualisht studion Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo dëshiron të promovojë rëndësinë e grave në teknologjitë me burim të hapur.

Greta Doçi nga Shqipëria

Greta Doci

 

Greta është Hacktiviste e komunitetit FLOSS, anëtare Bordi në Open Labs. Ajo është diplomuar në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Kontribuese në Wikipedia Shqipëri që nga viti 2013. Koordinatore e  WikiAkademia Shqipëtare. I pëlqejnë udhëtimet , sporti dhe çokollatat.

Inva Veliu nga Shqipëria

Inva Veliu

Ka mbaruar studimet për Informatike Ekonomike në Universitetin e Tiranës. Aktualisht punon si Freelancer për Web developer. Eshtë e apasionur pas teknologjisë Open Source, pjesë e Open labs prej themelimit të tij.

Jola Hysko nga Shqipëria

Jola Hysko

Përfaqësuese e LPI Albania dhe hacktiviste pranë Open Labs. E apasionuar pas filozofisë së Open Source dhe gjithashtu graphic-design e web development. Së fundmi një kontribuese në projektin e Wiki OSM ne shqip.

Viola Civici nga Shqipëria

01

MSc në Inxhinieri Telekomunikacioni. Web developer, njohëse e mirë e sistemeve Linux dhe beson fort tek fuqia e dijes së hapur. Kontribuese në Wikipedian Shqiptare prej Janarit te vitit 2014. Ka pasion fotografinë dhe është fanse e ‘The Beatles’.

Më shumë detaje rreth aktivitetit klikoni këtu: Wikipedia Weekend!