Rreth Projektit

Qëllimi i WikiAkademisë Shqiptare është përmirësimi i cilësisë së përmbajtjes online të informacionit shqip në Wikipedia. Gjithashtu përmirësimin dhe në sasi i artikujve shqip për të përfaqësuar më mirë Shqiprinë në botë.

WikiAkademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë dhe ekspertë të projekteve si Wikipedia dhe do i ndihmojnë të zhvillojnë dhe redaktojnë materiale në sq.wikipedia.org. Një rol të veçantë në aktivitet do kenë dhe mentorët të cilët do ndihmojnë pjesëmarrësit të edit-ojnë, modifikojnë apo të shtojnë artikuj të rinj, nga ana teknike në çdo hap të eventeve.

WikiAkademia Shqiptare do udhëtojë në Shqipëri dhe rajon me qëllim promovimin e saj dhe me rezultat shkrimin  e artikujve me cilësi të lartë dhe materiale multimediale si foto dhe video të cilësisë së lartë për Shqipërinë në kategori të ndryshme si kultura, trashëgimia, çështjet sociale, gjeografi, institucioneve, ekonomisë dhe turizmit.

  • Website: wikiakademia.openlabs.cc
  • Email kontakti: wikiacademy@openlabs.cc