Organizatorët

Open Labs Albania është qendra e komunitetit Shqiptar promovues të teknollogjive dhe kultures open source si dhe dijes së hapur.
Në ambientet e Open Labs hackerspace çdo javë organizohen takime midis anëtarëve të projekteve dhe komuniteteve të ndryshme si Wikipedia, Linux, Mozilla, WordPress etj.

Gjithashtu në ambientet e Open Labs organizohen projeksione dokumentarësh të publikuara në liçensat Creative Commons, biseda, workshops të hapura për të gjithë dhe implementohen projekte që kanë si qëllim rritjen dhe aktivizimin e komunitetit.

Gjithashtu anetaret e Open Labs organizojne evente dhe në qytete të ndryshme të Ballkanit dhe Europes duke bashkëpunuar me organizata dhe komunitete të ngjashme open source.Open Labs ka qendrën në Tiranë dhe është organizatë jo-fitimprurëse.
Website: www.openlabs.cc
Email: info@openlabs.cc