Workshopi i rradhës u zhvilluan në Tiranë në ambjentet e Open Labs, ku ndryshe nga herët e tjera përvec tregimit se si hapet një llogari për  ato që kishin ardhur per herë të parë në komunitetin Wikipedia, u tregua sesi mund të redaktohet teksti me anë të gjuhës strukturuese të Wikipedias, për të bërë artikullin estetikisht më të paraqitshëm.

Pjesë tjetër e worshopit ishte shpjegimi sesi bëhet ndarja në paragrafe, listimet e ndryshme në tekst, si mund të fusim referencat dhe imazhet në artikull.  Pjesë tjetër e rëndësishme e workshopit ishte përkthimi i platformës së Wikipedias në Shqip, ku të pranishmit në aktivitet mësuan se si të kontibojnë në përkthimin e platformës në gjuhën shqipe nëpërmjet faqes translatewiki.net

Për artikullin më të mirë kishte dhe dhurata, një bluze e DuckDuckGo që këtë herë u dhanë dy duke qenë se nga të gjithë artikujt ishin dy artikujt të shkruar dhe redaktuar shume mirë.

Më poshtë gjenden dhe fotot nga eventi:

IMG-20140621-WA0044

IMG-20140621-WA0040

IMG-20140621-WA0038

IMG-20140621-WA0037

IMG-20140621-WA0036

IMG-20140621-WA0035

IMG-20140621-WA0031

IMG-20140621-WA0029

IMG-20140621-WA0024

IMG-20140621-WA0023

IMG-20140621-WA0019

IMG-20140621-WA0018

IMG-20140621-WA0022

IMG-20140621-WA0027

IMG-20140621-WA0014

IMG-20140621-WA0015

IMG-20140621-WA0011

IMG-20140621-WA0008