Wikipedia Weekend, ose pak më në shqip, Fundjava e Wikipedias, është një event që do të organizohet në fundjavën e parë të Nëntorit për herë të parë në Shqipëri.

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Open Labs Hackerspace si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e parë e organizimit të një eventi të tillë kaq të madh në Shqipëri.

Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë rreth enciklopedise me te madhe online që është krijuar he mirëmbahet tërësisht nga vullnetarë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë njerëz të interesuar në komunitet dhe t’u tregojë atyre për Wikipedia, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Wikipedianëve.

  • Shiko: LIGJERUESIT

  • Shiko: AGENDA DAY 1

  • Adresa e aktivitetit: Rruga Brigada e VIII, nr 7, Bllok, Tiranë, Shqipëri.

  • Adresa e aktivitetit:  Harta

MË SHUMË RRETH AKTIVITETIT:

CFARË ËSHTË WIKIPEDIA?

Eshtë një encikplopedi internetike që i jep akses të lirë milliona njerëzve çdo ditë. Me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 4.4 milion artikuj ne versionin anglisht konsiderohet pishtar i dijes së hapur. Versionin shqip mund ta gjeni nësq.wikipedia.org

PËRSE WIKIPEDIA?

Nuk ka asgjë më të përshtatshëm se Wikipedia në qoftë se jeni duke kërkuar për disa informata të shpejta, apo doni të merrni një kuptim bazë të asaj që do të thotë diçka para se të fillonte më të thellë hulumtime, ju mund të merrni çfarë ju duhet nga Wikipedia.

KUSH E ORGANIZON?

Open Labs është qendra e komunitetit Shqiptar promovues të teknollogjive dhe kultures open source si dhe dijes së hapur. Komuniteti organizon takime javore për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve si Wikipedia, Linux, Mozilla, WordPress, LibreOffice etj.

SI MUND TË BËHEM PJESË?

Në qoftë se dëshironi ti bashkoheni projektit si vullnetar, akademik, një organizatë, kompani ose si një organ i pushtetit lokal ose qëndror mund të ndihmoni iniciativën me një nga mënyrat që mund të gjeni në mënyrë të detajuar këtu.

Për të gjithë ju që  jeni të interesuar të jeni pjesë e aktivitetit si ligjërues tashmë është hapur call for speakers.

 Aplikim për ligjërues!

Eventi në facebook: https://www.facebook.com/events/291131321090899/