WikiAkademia Shqiptare mbështwt Wiki Academy-n e cila do të mbahet më 28 dhe 29 Mars në Kukës. Akademia e Wikipedia-s përfshinë trajnimin e të rinjëve për të kontribuar në Wikipedia duke përfunduar me një fundjavë të plotë dedikuar shkrimit të artikujve në Enciklopedinë e Lirë Wikipedia.
Ky edicion mbulon përmbajtje – artikuj dhe fotografi – nga Rrethet e Kukësit, Tropojës dhe Hasit. Ngjarja organizohet nga Ipko Foundation, mbështetët financiarisht nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë ndërsa WikiAkademia ndihmon në program dhe mentorim.
Nëse banoni në këto rrethe ose njihni persona atje, i inkurajoni të ndjekin prezantimet që po mbahen këto ditë dhe të aplikojnë për çka ju sigurojmë se do t’jetë një përvojë e veçantë për të gjithë.
Website i Wiki Academy Kukës

logo_waku