U bënë pothuajse 7 muaj që kur nisem turin e e parë të WikiAkademise nëpër qytetet e Shqiperisë dhe Treva.
U nis në Tetove të Maqedonise vazhduam në Durrës dhe më pas në Elbasan.

WIKIAKADEMIA NË GJIMNAZIN “KONSTANDIN KRISTOFORISHI” ELBASAN

920042_10152428628211122_383444625416079664_o
Pjesë e turit u bë dhe pjesëmarrja në konferencen e pare Open Source në Shqipëri OSCAL.

WikiAkademia nuk u mjaftua vetëm me projektin Wikipedia i cili është projekti më i famshëm dhe më i përdorshem i WikiMedia Foundation. Por në më shumë se 5 projekte të tjera si WikiCommons WikiQuotes WikiBooks WikiVersity etj që e bëjnë WikiMedian dhe WikiAkademine më gjithëpërfshirëse.

Në vazhdim të projektin është dhe eventi i rradhes i cili do të mbahet më datë 21.06.2014 ora 16:00 ku do të tregohet puna e bërë deri tani nga WikiAkademia dhe si mund të përfshihet gjithësecili nga ju ne eventet e ardhshme të saj.
Gjithashtu WikiAkademia po meret dhe me përkthimin e Platformës së WikiMedias, për të interesuarit do shpjegohet dhe se si mund të përfshihen dhe në përkthim, kështu që laptopet do ishte mirë ti kishit me vete.

Nese dëshiron t’i bashkohesh grupit të punës për të përmirësuar artikujt e Wikipedia në shqip eja me laptop, informohu rreth projektit te WikiAkademisë Shqiptare dhe mëso se sa e lehtë është të përmirësosh enciklopedinë e hapur Wikipedia.
Fto dhe miq që mund të jenë të interesuar që të marin pjesë.

Adresa: E Jona Caffe
Rruga Brigada VIII, Bllok
Rrugica përballe sky tower, në doren e majtë, ngjitur me Checkpoint Charlie dhe Hotel de Paris

WIKIAKADEMIA NË GJIMNAZIN “KONSTANDIN KRISTOFORISHI” ELBASAN

WikiAkademia Shqiptare Tetove dhejtor 2013 Gjimnazi Kiril Pejçinoviq

Momenti më i bukur i aktivitetit

WIKIAKADEMIA NË GJIMNAZIN “AHMET DAKLI” ELBASAN