WikiAkademia Shqiptare organizoi takimin e rradhës per promovimine Wikipedias Shqiptare në qytetin e Durrësit. Aktiviteti i parë u mbajt në Universitetin Aleksandër Moisiu, në Fakultetin e Edukimit. Me aprovimin dhe sugjerimin e drejtuesve, aktiviteti kishte një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish të cilët ishin në një masë të gjerë të interesuar.
Aktiviteti konsistoi në prezantimin e Wikipedia dhe Open Labs si komunitet, një historik të shkurtër se si filloi, qëllimet dhe përfitimi.
Redon Skikuli dhe Greta Doci ishin prezantuesit gjatë eventit dhe mirëpritën edhe pyetje nga auditori. Një shenjë e mirë që stafi vuri re ishte aktiviteti i studentëve të pranishëm që nuk ishin vetëm dëgjues por bënë edhe një sërë pyetjesh gjatë seancës.
DSC02571
U zhvilluan gjithashtu dhe Workshopi me studentet ku një prej tyre u zgjodh për të demostruar se si mund të fillonte një artikull të ri e se si mund të redaktonte një artikull ekzistues.
durresi
Për personat që kishin paqartësi dhe që kërkuan informacion më shumë, stafi ishte i pranishëm për informacione ekstra pas seancës.
WIKIAKADEMIA NË UNIVERSITETIN ALEKSANDER MOISIU DURRËS
Burim i artikullit: AlbanianTech.com