Përvec universiteteve dhe shkollave të mesme, rreth Wikipedia pati interes dhe në Shkollat 9-vjecare. Njëra prej tyre ishte shkolla 9-vjeçare “Jusuf Puka”, ku njëri nga nxënësit e kësaj shkolle është anëtar i Open Labs. Nxënësit ishin relativisht të interesuar dhe nisma u prit me entuziazëm edhe nga mësueset e shkollës, duke filluar nga mësuesja e lëndës së Informatikës. Prezantimi u be ne dy ore gje që bëri të mundur që të bëhej më shumë sesa një worshop me nxënësit e kësaj shkolle.
WikiAkademia ne shkollen "jusuf Puka"
Numri i nxënësve që morën pjesë ishte i madh për shkak se ishin mbi dy klasa të nënta. Nxënësit ishin të interesuar për ëm shumë se si mund të bënin diçka më shumë dhe për shkak të mungesës së një artikulli në Wikipedia për shkollën e tyre, ata e krijuan dhe e redaktuan një artikull për shkollën e tyre. Detyra e shtëpisë së tyre është që të redaktojnë dhe pasurojnë artikullin e në Wikipedia për shkollën e tyre, duke filluar me tre nxënësit e parë që u regjistruan si përdorues.
DSC02635
Prezantimi i WikiAkademisë Shqiptare në Durrës ishte i suksesshëm dhe u prit mirë, duke marrë parasysh feedback dhe ftesën për të ardhur sërish.
WikiAkademia ne shkollen "jusuf Puka"
DSC02692
Burimi i Artikullit: AlbanianTech.com