OSCAL ( Konferenca Open Source Albania ) 2014 konferenca e parë vjetore në Shqipëri e organizuar për të promovuar free software , software me burim të hapur , kulturën e lirë dhe njohurine e hapur , një lëvizje globale që fillimisht filloi ne më shumë se 25 vjet më parë .
WikiAcademy Shqipëtare do të jetë pjesë e OSCAL2014 . Do të prezantohet nga përfaqesuesit e saj nga Shqiperia dhe në bashkëpunim me WikiAcademy nga Kosova e cila do të përfaqësohet nga Altin Ukshini dhe GENT Thaçi. Mendohet të mbahen dy wokrshop-e në secilen ditë dhe një prezantim diten e paren të konferences.

Konferenca do të zhvillohet në Tiranë dhe do të mblidhen përdoruesit e teknologjisë me burim te hapur , zhvillues, akademikë, agjensi qeveritare dhe njerëzve që ndajnë idenë se software duhet të jenë të lirë(free) dhe të hapur për komunitetin lokal dhe qeveritë për ta zhvilluar dhe ti rregullojne për nevojat e tij ; se dituria është një pronë komunale e lirë dhe e hapur për të gjithë .
Misioni ynë është te edukoje rininë shqiptare , dhe jo vetëm , Free dhe Open Source Software , ideologjisë së saj dhe komunitetit të madh pas saj me qëllimin përfundimtar të krijimit te ekosistemit me kod të hapur në vend .
oscal

Ashtu si konferenca të tjera të suksesshme rajonale OSCAL ofron një terren pjellor për të ndërtuar dhe rritur rrjeteve brenda komunitetit të teknologjisë dhe të njohurive të hapura, si në rajon lokal dhe në mbarë botën duke u përdorur si një pikë takimi për një rrjet të individëve dhe kompanive me qëllim të sponsorizuar dhe të ndërmarrë projekte të cilat ku përfitojnë qytetarët dhe taksapaguesit në Shqipëri dhe që duhet të rezultojë në përfitime komerciale për rajonin përreth.
Konferenca është mbështetur dhe organizuar nga Open Labs komuniteti që promovon kulturën free libre open source (me burim të hapur) në Shqipëri që nga viti 2012.

CALL FOR SPEAKERS APPLICATION FORM

Facebook event: facebook.com/events/1408675616051584
Google+ event: plus.google.com/u/0/b/110820986275000883342/events/
Mozilla Reps: reps.mozilla.org/e/mozilla-oscal-2014