Më datë 17 janar, WikiAkademia Shqiptare ishte në qytetin e Elbasanit. Aktiviteti i parë u mbajt në gjimnazin Kostandin Kristoforidhi, dy ndër gjimnazet më të shquara në Elbasan. Numri i pjesëmarrësve ishte vërtet i konsiderueshëm duke qënë se nga një prezantim i parashikuar u bënë dy prezantime në dy klasa te ndryshme, duke zgjatur dy orë mësimore. Kjo beri te mundur zhvillimin e disa workshop-eve me nxënësit pjesëmarrës.
WIKIAKADEMIA NË GJIMNAZIN “KONSTANDIN KRISTOFORISHI” ELBASAN
Si gjithmonë, WikiAkademinë e përfaqësuan me krenari Redon Skikuli dhe Greta Doci, që bënë prezantimin e Wikipedias dhe të projektit. Nxënësit në të dy gjimnazet ishin ndër më të dalluarit e shkollës dhe ishin të interesuar për Wikipedian, jo vetëm si përdorues për të marrë informacion, por edhe për projektin e shkrimit të Wikipedias në gjuhën shqipe, duke shfaqur vëmendje gjatë trajnimit dhe demostrimit.konstadini1Pyetjet normalisht nuk munguan, jo vetëm informacion më shumë për projektin por edhe për projekte e aktivitete të tjera të Open Labs.
WIKIAKADEMIA NË GJIMNAZIN “KONSTANDIN KRISTOFORISHI” ELBASAN
Ashtu si edhe në aktivitetet e mëparshme, nxënës u përzgjodhën për të provuar regjistrimin si përdorues, krijimin, shkrimin dhe editimin e një artikulli, dhe gjithashtu për të parë vetë veçantitë e Wikipedias, që nga menuja në të majtë, e deri tek historiku i një artikulli, që ishte vërtet interesant për ta.

DSC02858

Burimi i Artikullit: AlbanianTech.com