Në gjimnazin Ahmet Dakli, mësuesit e shkollës, që ishin të pranishëm mirëpritën anëtarët e Open Labs dhe të AlbanianTech.Ashtu si në aktivitet e ndodhura më pare në qytete të ndryshme të Shqipërise dhe jashtë saj u bë prezantimi i rëndësise së wikipedias, sidomos asaj në versionin shqip.

<ahmet dakli

Ashtu si edhe në aktivitetet e mëparshme, nxënës u përzgjodhën për të provuar regjistrimin si përdorues, krijimin, shkrimin dhe editimin e një artikulli, dhe gjithashtu për të parë vetë veçantitë e Wikipedias, që nga menuja në të majtë, e deri tek historiku i një artikulli, që ishte vërtet interesant për ta. Rëndësia e referencave gjithashtu u diskutua shumë gjate aktivitetit duke qenë se dhe pyetjet ishin të drejtuara më shume rreth kësaj teme.
DSC02713
Nga ta nuk munguan falenderimet dhe ftesa për aktivitete të tjera shkollën e tyre, e madje, u deklaruan të gatshëm për të marrë pjesë dhe për të organizuar aktivitete me Open Labs. Në gjimnazin Kostandin Kristoforidhi atmosfera ishte gjithashtu e mirë. Salla e informatikës u mbush me nxënës në dy orë të ndryshme nga dy klasa të ndryshme.

DSC02735

Burimi i Artikullit: AlbanianTech.com