“a community … a dedicated group of a few hundred volunteers”

Kjo është motoja me të cilën vazhdon të promovohet Wikipedia, enciklopedia më e madhe online e hapur për të gjithë dhe kjo moto vazhdon të motivojë eventet Wiki. Këtë rradhë Wiki Academy udhëton në një tjetër qytet, por me të njëjtin qëllim: rritjen e komunitetit të wikipedianëve shqiptarë.

Wiki Academy në Kukës nis rrugëtimin e vet për herë të parë në këtë rajon dhe që pas shumë aktivitetesh do të kurorëzohet me ngjarjen më të rëndësishme: kampin dy ditor që do mbahet në Kukës më 21-22 Mars 2015.

Akademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë online dhe ekspertë të përmbajtjes dhe do i ndihmojë ata të zhvillohen në redaktorë të kualifikuar për të shkruar artikuj dhe siguruar foto me cilësi të lartë rreth Kukësit në kategori të tilla si, trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia e turizmi. Ky edicion i Akademisë ka për qëllim shtimin e përmbajtjes rreth qytetit në enciklopedinë më të madhe në botë – Wikipedia. Akademia ka për qëllim që t’i përgatisë pjesëmarrësit që të shkruajnë në mënyrë profesionale, duke u dhënë atyre mjetet dhe mësimet e nevojshme.

Kjo iniciativë do t’i aktivizojë të rinjtë e Kukësit në procesin e të mësuarit duke i përfshirë ata në hulumtim dhe punë të përbashkët me trajnerët, për të ndërtuar artikuj dhe realizuar fotografi që do të publikohen në Wikipedia. Nga 15 janari deri më 22 mars, qyteti i Kukësit do të jetë vendi që do të mbledhë ekspertët e përmbajtjes dhe të fotografisë, të cilët do të ndihmojnë dhe vlerësojnë punën e secilit prej pjesëmarrësve në garë. Afati i aplikimit për pjsesëmarrësit është 15 janar 2015- 15 shkurt 2015. Për të mësuar më shumë në lidhje me projektin, ju lutem vizitoni webfaqen zyrtare të Wiki Academy Kukës, në këtë link.

Ky projekt realizohet në Kukës nga IPKO Foundation në partneritet me Ambasadën Norvegjeze dhe ALB AID dhe me mbështetjen e Open Labs Albania, American Corner Kukës, dhe FLOSSK.

Për informacione shtesë apo pyetje rreth projektit, kontaktoni:

Doruntinë Demiri,
IPKOFoundation
E-mail: doruntine.demiri@ipkofoundation.org
Tel: +386 (0) 49 196 655

Organizatorët:

2if2

Mbështetësit:

norwegian

Partnerët Organizues:

ALB-AID_Blu

Partnerë të tjerë:

logo_rishikuar

kukesac

flossk_logo

ol