Në botën e wikipedias, numri i femrave që kontribuojnë në Wikipedia është shumë më i vogël se numri i meshkujve. Të dhënat nga Wikipedia në gjuhën angleze, e cila është edhe një nga më të mëdhatë, tregojnë se vetëm ~ 12% e redaktorëve janë femra. Për Wikipedia-t në gjuhë të tjera zakonisht nuk ka asnjë të dhënë specifike, por vlerësimet tregojnë që përqindja është edhe më e vogël. Hendeku gjinor është i pranishëm në dy mënyra: në kuptimin e përmbajtjes në Wikipedia, dhe gjithashtu në kuptimin e njerëzve të cilët janë duke redaktuar atë. Kjo situatë duket dhe në Wikipedian në gjuhët e Ballkanit dhe në rajon.

Open Labs fatmirësisht nuk ka pasur asnjëherë probleme me diferencën e numrit të femrave dhe meshkujve pjesëmarrës apo anëtarë në hackerspace. Por nqs e shikon globalisht hendeku gjinor është në një numër problematik. Wikipedia si një nga komunitet ku ky hendek është i konsiderueshëm, dy vitet e fundit po punon shumë për zvogëlimin e këtij hendeku. Beogradi, Prishtina dhe Tirana si pjesë e komuniteteve lokale po punojnë me projekte të ndryshme rreth këtij problemi.
11173468_10203015330463713_856666516_n
Wiki Women Camp solli 3 kryeqytetet që dikur ishin në luftë, tani bashkë për të ndryshuar një nga problemet më të mëdha të enciklopedisë më të madhe online në botë.
Aktiviteti nisi ditën e premte më datë 24, vajzat nga të 3 shtetet u mblodhën në hostel ku dhe u prezantuan me njëra-tjetrën dhe më pas vijuan me një darkë mes mikeshash. Për tu socializuar më shumë u zhvillua një lojë e quajtur “Shoqja Sekrete” ku shoqes sekrete duhet t’i bëje një dhurate dhe të mundoheshe ta njihje sa më shumë, pa e ditur ajo se kush ishte shoqja sekrete :)

Të nesërmen pranë ambjenteve të Inovation Labs në Prishtinë nisi shpërndarja e materialeve dhe editimi i artikujve. U bë ndarja në dy grupe: vajzat që flisnin shqip dhe vajzat që flisnin serbisht. Secili grup ndau artikujt për secilën nga pjesëmarrëset dhe kështu nisi puna. Artikujt ishin rreth femrave të cilat kanë kontribuar mjaftueshëm në profesionin e tyre dhe jo vetëm, për të qenë në Wikipedia.
Workshopi i parë zgjati për 1 orë e 30 minuta. Më pas u kontrolluan artikujt nga koordinatoret e grupit, sidomos të Wikipedianëve të rinj për gabime apo rregullime para publikimit.

2015-04-27 08.54.27

2015-04-27 08.54.20

2015-04-27 08.45.21
Pas drekës, në një diskutim të hapur, u diskutua rreth feminizmit i cili u drejtua nga Nadja Duhacek nga Wikimedia Serbia.
Pas një pushimi të shkurtër vazhduan përsëri editimet, disa vazhduan me artikujt që kishin hapur më përpara, të tjerë krijuan artikuj të rinj.
Si referencë e përgjithshme e artikujve të shkruar gjatë eventit ishte Wikipedia në gjuhën Angleze.

Pas pothuajse dy orë të tjera editim në Wikipedian Shqiptare dhe Wikipedian Serbe, materialet përfundimare u publikuan online.

2015-04-27 08.51.42

2015-04-27 08.50.19

2015-04-27 08.52.00

Diskutimi i rradhës i mbajtur nga Nina Djurdjevic Filipovic ishte rreth dy letrave të dy aktivisteve feministe njëra nga Kosova tjetra nga Serbia, për vështirësitë e mbajtjes së kësaj marrëdhënie shoqërore gjatë kohës së luftës. Për të treguar se, më shumë sesa nje event profesional, ishte një event shoqëror ku shtetas të shteteve pjesëmarrëse, rreth 18 vjet më parë e kishin të ndaluar të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

E shtuna vazhdoi me kohë të lirë për pjesëmarrësit dhe u mbyll me darkën.
Të dielën duke qenë se vajzat nga Shqipëria duhet të iknin më herët, dita u nis me përshtypjet rreth kësaj eksperience dhe planet për të ardhmen, dhe sigurisht për të gjithë ato që nuk kishin gjetur kush ishte shoqja sekrete, të gjitha sekretet u treguan aty :).

Si rezultat i arritur nga ky event ishin rreth 15 artikuj të rinj dhe të regulluar nga të 2 Wikipedia-t, dhe sigurisht shoqëria dhe miqësia që u krijua e që vazhdon të mbahet nga pjesëmarrëset.

Ne si pjesa Shqiptare jemi shumë të lumtur dhe krenar për këtë bashkëpunim. Jemi të sigurtë që nuk do të jetë i fundit. Faleminderit pjesëmarrëseve.

Shihemi në Nëntor në Wikipedia Weekend.