Kosova dhe Shqipërinë këtë vit janë pjesë e garës ndërkombëtare te organizuar nga Wikipedia: Wiki Loves Monuments.
Wiki Loves Monuments është një konkurs ndërkombëtar fotografish të monumenteve kulturore, i organizuar nga Wikimedia këtë shtator.
Organizatorët — FLOSSK në Kosovë dhe Open Labs në Shqipëri — dëshirojnë të promovojmë trashëgiminë dhe kulturën e tyre në të gjithë botën nëpërmjet këtij konkursi duke lehtësuar qasjen në formë digjitale në monumentet e tyre kulturore.
Pas një muaji gare duke filluar nga 15 Shtatori, do të zgjedhen nga 10 foto më të mira nga të dy vendet. Këto do të dorëzohen në garën ndërkombëtare për vlerësimin e komunitetit global në Dhjetor.

Juria do të përcaktojë fituesit e konkursit nduke marrë në konsideratë cilësinë teknike (mprehtësia, përdorimi i dritës, perspektiva, etj), origjinalitetin si dhe dobinë e imazhit për Wikipedia.

Për të qenë pjesë e garës, fotot duhet të jenë ngarkuar në periudhën 00:00:01 CET 15 shtator – 23:59:59 15 tetor 2014, por mund t’i keni bërë kurdo.

Juria kombëtare do të përbëhet nga 5 persona të cilët do të jenë:

  • 1 përfaqësues nga FLOSSK;

  • 1 përfaqësues nga Open Labs;

  • 1 përfaqësues nga Ministria e Kulturës e Kosovës;

  • 1 fotograf i paaosicuar me këto organizata nga njëri prej këtyre vendeve.

Më shumë rreth konkursit dhe procedurave do të gjeni në faqen zyrtare wikilovesmonuments.al

Më poshtë gjeni dhe videon ku përfaqësues nga Ministria e Kulturës Shqiptare, Open Labs dhe FLLOSK  ishin të  ftuar në emisionin Wake UP në Top Channel rreth Wiki Loves Monuments.