Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, sot u bë prezantimi i WikiAlbania për enciklopedinë Wikipedia në gjuhën shqipe. Ky aktivitet është projekt i përbashkët i USHT-së në bashkëpunim me Shoqatën Open Labs nga Shqipëria, e cila është themeluese e WikiAkademisë Shqiptare në Shqipëri dhe Shoqatës “Josif Bageri”, me qëndër në Tetovë. Me këtë rast, koordinatori i USHT-së në këtë projekt, Mr. sc. Festim Halili, para të pranishmëve tha se qëllimi i WikiAkademisë shqiptare dhe i turneut që përfaqësuesit e saj realizojnë në vendet ku flitet dhe mësohet shqip është që të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes së informacionit të hapur. “Besoj që të gjithë jemi të njohur me enciklopedinë më të madhe elektronike Wikipedia, e cila është themeluar që nga viti 2001 nga Jammy Wales dhe Larry Sanger dhe që në vete ngërthen mbi katër milionë artikuj, që të gjithë të interesuarit mund t’i qasen dhe të marrin informatat që u nevojiten. Qëllimi i WikiAkademisë Shqiptare dhe i turneut që ata realizojnë në vendet ku flitet dhe mësohet shqip është të që ta përmirësojë cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes së informacionit të hapur (open source) në gjuhën shqipe, si dhe për ta përfaqësuar sa më mirë kombin tonë”, shtoi mes tjerash Halili.
Përfaqësuesit nga Open Labs, para studentëve të USHT-së dhe stafit akademik shtjelluan mundësitë se si studentët e USHT-së dhe ekspertë të tjerë të lëmenjve të ndryshëm të kyçen në këtë projekt i cili kohëve të fundit është shumë aktiv në Shqipëri dhe në Kosovë. “Wikipedia u regjistrua për herë të parë më 15 janar të vitit 2001. Pra, kemi rreth 12 vjet që kjo enciklopedi ekziston dhe për shumë pak vite kjo u zhvillua në mënyrë shumë të shpejtë. Më vonë, me 8 gusht po të vitit 200 kishim tetë mijë artikuj dhe me 25 shtator të po të njëjtit vit kishim mbi 13 mijë artikuj. Pra, është diçka që është shpërndarë si virozë dhe u adaptua te shumë njerëz pasi është një projekt shumë interesant, meqë ka të bëjë me dijen. Ka 470 milionë vizitorë në vit, në një muaj, 77 mijë kontribuues aktivë dhe këto të gjithë janë vullnetarë, asnjë nuk paguhet mirëpo për çdo ditë kontribuojnë në këtë drejtim, dhe ne, për këtë duam t’i nxisim edhe studentët tonë që ta pasurojmë sa më shumë Wikipedian shqiptare, edhe ne duke kontribuar vullnetarisht në këtë drejtim, sepse për momentin Wikipedia ka mbi 22 milionë artikuj, në mbi 285 gjuhë të ndryshme”,

DSC02372

Përfaqësuesja e Shoqatës ,,Josif Bageri”, Marigona Luma tha se organizata që përfaqëson ajo do të jetë bashkëpunëtore e pa ndashme e Open Labs dhe do ta përkrah këtë iniciativë.
“WikiAkademia Shqiptare, në Tetovë realizon për herë të parë në Maqedoni këtë projekt, ku sjell qytetarë aktivë dhe ekspertë të projekteve për informacion të hapur, si Wikipedia për të ndihmuar në grumbullimin dhe kryerjen e redaktimit të materialeve të shkruara dhe materialeve multimediale në gjuhën shqipe, për kulturë, trashëgimi, çështje sociale, gjeografi, institucione publike dhe private, ekonomi dhe turizëm. Ky angazhim është një sfidë për të gjithë qytetarët shqiptarë që të kontribuojnë për një mision që e dëshirojmë të gjithë. Organizata jonë do të jetë bashkëpunëtore e pandashme e Open Labs dhe do ta përkrah këtë iniciativë të saj”, vlerësoi mes të tjerash znj. Luma.
WikiAkademia Shqiptare Tetove dhejtor 2013 Universiteti Shteteror i Tetoves
Duke pasur parasysh të dhënat e fundit se Wikipedia numëron mbi 22 milionë artikuj të lirë, Mr. sc. Faton Shabani, asistent në Fakultetin Juridik, ngriti dilema mbi dy ligjet të cilët kohëve të fundit janë mjaftë të debatueshëm në Kongresin Amerikan, si PIPA dhe SOPA, se sa këto ligje mund ta rrezikojnë enciklopedinë virtuale të njohur si Wikipedia, ku të gjithë e dimë se është një Wikipedia e lirë. Redon Skikuli në opinionin e tij, bazuar në këto ligje, tha se SHBA-të, si në çdo sferë tjetër dëshirojnë që edhe tek enciklopedia ta shtrijnë kontrollin e tyre.

DSC02413_edited

Ndryshe, Greta Doci nga Shoqata Open Labs prezantoi para studentëve mundësitë se si ato të regjistrohen në WikiAkademinë Shqiptare, si t’i bëjnë redaktimet në tekste, si të hapin llogaritë në Wikipedia dhe më pas të aktivizojnë acouontet e tyre dhe të jenë pjesë e Wikipedias. Gjithashtu, znj. Doci i njoftoi studentët edhe me mënyrën se si ata duhet t’i redaktojnë shkrimet e tyre dhe si t’i plotësojnë ato me informacione shtesë nëse shohin mangësi në ndonjë temë. Njëherit, në këtë prezantim, Mr. sc. Festim Halili hodhi idenë për krijimin e një WikiAkademie Shqiptare, me ç’rast do të përfshihen artikuj të ndryshëm që kanë të bëjnë me shqiptarët e këtyre viseve.
WikiAkademia Shqiptare në media:
USHT ne Facebook
koha.net/?page=1,5,168830
portalb.mk
lajmpress.com/lajme/maqedoni/27086.html

DSC02374