Bashkohu dhe ti

Wikipedia është  enciklopedi e shkruar në rrjet nga vullnetarë të apasionuar pas dijes së hapur. Deri tani Wikipedia në shqip numëron 50.264 artikuj dhe 57.611 përdorues të regjistruar. Wikipedia në gjuhen shqipe ka nevojë për përmirësim nga të gjithe ne për të arritur në nivele më të larta nga ana cilësore dhe sasiore.

Qëllimi i WikiAkademisë Shqiptare është përmirësimi i cilësisë së përmbajtjes të informacionit shqip në Wikipedia si dhe përmirësimi sasior i artikujve shqip për të përfaqësuar më mirë Shqiprinë në botë. Projekti do të bashkojë qytetarë aktivë dhe ekspertë të teknollogjive open source, me qëllim zhvillimin e shkrimit të artikujve për Shqiprine në kategori të tilla si arti, trashëgimia, çështjet sociale, kultura, gjeografia, turizmi, institucioneve të ndryshm, ekonomisë etj.

Gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e WikiAkademisë Shqiptare ju do keni mundësinë të takohene me mentorë dhe ekspertë kërkimore të cilët do ju ndihmojnë n hartimin e artikujve.

Mund të kontribosh edhe ti duke u regjistruar në versionin shqip te Wikipedia. Është falas dhe një procedure e hapur për të gjithë.

Cfarë është WikiAkademia Shqiptare?
WikiAkademia Shqiptare ka pikërisht si qëllim promovimin e rëndësisë së projektit Wikiepdia në gjuhën shqipe.
Për të arritur këtë qëllim duhet ndihma e gjithësecilit prej jush.

Si mund të behem pjesë e WikiAkademisë Shqiptare?
Duke kontribuar  për Wikipedian Shqiptare me artikuj të ndryshem në gjuhen shqipe. Nuk ka rëndësi tema apo përmbajtja, mjafton informacioni të jetë i saktë dhe i shkruar korrekt. Që prej  artikullit të parë të shkruar nga ju, ju bën pjesë të komunitetit të Wikipedias.

Si mund të kontaktoj organizatorët?
Ju mund të na kontatoni duke na derguar email në  wikiacademy@openlabs.cc

Dëshiroj të kontriboj në mënyrë financiare. Cfarë mund të bëj?
Nëqoftëse dëshiron ti bashkohesh nismës sonë si sponsor mos hezitoni të na kontaktoni në adresen tonë të emaili: wikiacademy@openlabs.cc